Italia ashpërson sanksionet, ndalon anijet ruse

TË FUNDIT

Italia ka vendosur të ashpërsojë dhe më tej sanksionet kundër Rusisë, për shkak të ofensivës së saj të paprovokuar ndaj Ukrainës.

Nga dita e diel, Ministria e Transportit njofton se do të ndalohet ankorimi i anijeve ruse në të gjitha portet e Italisë.

Përmes kësaj mase, Italia i bashkohet nismës së BE të 8 prillit, për të ashpërsuar sanksionet kundër Rusisë.

“Anijet ruse që ndodhen në portet italiane duhet të largohen menjëherë sapo të përfundojnë aktivitetet e tyre tregtare”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Transporteve.