Pas pesë javësh rritje, në Itali për herë të parë treguesi i shkallës së përhapjes së koronavirusit Rt është nën 1, raportuan mediat lokale.
Faktori Rt tregon se sa një person i infektuar mund të infektojë njerëz të tjerë dhe merret në bazë të analizës së 21 elementëve kryesorë për zbulimin e gjendjes së infeksionit.
Situata epidemiologjike konsiderohet të jetë nën kontroll derisa ky faktor është më pak se 1.
Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranca paralajmëroi se, pavarësisht faktit që koronavirusi po përhapet me një ritëm më të ngadaltë, nuk është koha për t’u relaksuar dhe që qytetarët duhet të vazhdojnë t’i përmbahen rreptësisht masave anti-kovid.
Në 24 orët e fundit në Itali, kanë vdekur 472 njerëz nga Kovid-19, ndërsa janë regjistruar 13.500 të infektuar të rinj.