Itali, shqiptari nga Kosova gjendet i djegur në bagazhin e veturës

TË FUNDIT

Një 40-vjeçar nga Kosova është gjetur i djegur në bagazhin e një veture sot në Brescia të Italisë.

Policia dyshon se viktima mund të jetë vrarë diku tjetër dhe është çuar në zonën ku u dogj vetura, transmeton tv21.tv.

Shumë shpejt pritet të dalin rezultatet e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Sipas mediave italiane, vrasja e 40-vjeçarit thuhet të ketë ndodhur për prishjet e pazareve të drogës./21Media