Itali, mbajtja e maskave e detyrueshme edhe në ambient të hapur

TË FUNDIT

Qeveria e Italisë u lëshoi urdhër qytetarëve se mbajtja e maskës në ambient të hapur është e detyrueshme në të gjithë shtetin, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit Kovid-19.

Italia shënon rritje graduale të rasteve të reja në dy muajt e fundit, edhe pse numrat ende janë dukshëm të ulëta në krahasim me Francën, Spanjën dhe Britaninë e Madhe.

Gjithashtu ishte marrë vendim të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme deri më 31 janar.