Itali, 22-vjeçarit shqiptar i shpërthen granata në punë

TË FUNDIT

Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në punë pasi i ka shpërthyer një granatë dore. Ngjarja ka ndodhur të enjten në Torino. I riu shqiptar ishte duke punuar në një ndërtesë që po rikonstruktohej.

Sipas të dhënave, i riu po zhvendoste disa mbetje me lopatë në kopshtin e ndërtesës. Megjithatë, aty ndodhej edhe një granatë që i përkon Luftës së Dytë Botërore, e cila u aktivizua dhe shpërtheu.

I riu shqiptar u dërgua menjëherë në spital dhe ka marrë dëmtime në këmbë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu në vend ishte prokurorja publike Rossella Salvati e cila urdhëroi ndalimin administrativ të kantierit të ndërtimit në pritje të përfundimit të operacioneve të asgjësimit të bombave. Punëtorët do të duhet gjithashtu të ndjekin një kurs për të kuptuar se si të ndërhyjnë në rast të zbulimit të pajisjeve të tjera luftarake./21Media

error: Content is protected !!