Islanda u bë vendi i parë në Evropë e cila ka më shumë gra sesa burra në Parlament, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat e sollën në pikëpyetje të ardhmen e koalicionit të majtë-të majtë, edhe krahas kësaj fitoi shumicë të qartë.
Nga 63 vende në shtëpinë ligjdhënëse, 33 do t’i marrin gratë, apo 52 për qind, sipas parashikimeve mbi bazë të rezultateve përfundimtare të sotme.
Asnjë vend tjetër evropian nuk ka më shumë se 50 për qind gra deputete, ndërsa Suedia është më afër me 47 për qind, sipas të dhënave të mbledhura nga Banka Botërore. Pesë shtete të tjera në botë për momentin kanë parlamente në të cilat gratë kanë më pak se gjysma e vendeve të deputetëve, sipas Unionit Ndërparlamentar: Ruanda (61 për qind), Kuba (53 për qind), Nikaragua (51 për qind) edhe Meksika edhe Emiratet e Bashkuara Arabe (50 për qind)
Për dallim nga disa vende. Islanda nuk ka kuota ligjore për përfaqësim të grave në Parlament, edhe pse disa parti kërkojnë numër minimal të grave kandidate.
Vendi skandinav një kohë të gjatë është pionier në barazinë gjinore dhe të drejtat e grave dhe e udhëheq listën e Forumit Ekonomik Botëror për vende më barazitare në 12 vitet e fundit. Islanda gjithashtu ishte vendi i parë i cili zgjodhi grua presidente në vitin 1980.
“Kam 85 vjet, të gjithë jetën prita gratë të bëhen shumicë…Me të vërtetë jam e lumtur”, deklaroi një banore e kryeqytetit Rejkjavik.
