Për herë të parë zgjidhet një shqiptar në krye te Prokurorisë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit. Islam Abazi do të jetë shef i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Nga votat e gjithsej 163 prokurorëve, Abazi ka marrë 66 vota, duke u renditur i pari, ndërsa 64 vota ka marrë prokurori i Prokurorisë nga Shkupi, Ermon Neziri, përveç këtyre, në garë ishin edhe prokuroret Desa Paunovska dhe Villma Ruskovska.
Ivan Cvetanovski, kryetar i Komisionit Zgjedhor në njësinë zgjedhore me numër 3 tha se me ketë mënyrë të zgjedhjes, shefi i ri i Prokurorisë për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit do të ketë përgjegjësi më të madhe sepse do të mbajë përgjegjësi para kolegëve që e votuan.
“Reagimi në lidhje me atë që për herë të parë të zgjidhet shef i Prokurorisë, sigurisht është më serioz në lidhje me legjitimitetin që ai shef do ta ketë, sepse kolegët në mënyrë të drejtpërdrejtë e zgjedhin për Prokuror Themelor Publik, sigurisht se do të ketë përgjegjësi më të rëndë, sepse gjithsesi përgjigjet para kolegëve dhe jo para Këshillit të Prokurorëve”- deklaroi Ivan Cvetanovski, Kryetar i Komisionit Zgjedhor-NJ3.
Ruskovska shtoi se të qenurit i/e para e kësaj prokurorie është përgjegjësi është e madhe.
“Përgjegjësia është e madhe, edhe më herët ishte përgjegjësi e madhe dhe lirisht mund të them se karriga e shefit është shumë e nxehtë, ashtu që nuk është puna vetëm të jesh shef, por pritet shumë më shumë se kaq”- Villma Ruskovska, Prokurore.
Në ora 16 u mbyllen vendvotimet në Prokuroritë e Lartë.
