ISIS-i 'del' n'pushim

TË FUNDIT

Jeni në kërkim të pushimeve ideale?ISIS-i ju bënë zgjedhje!
Grupi terrorist, i cili ka ngritur një kalifatin në pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë, ka nxjerrë një broshurë udhëtimi, në vendin e kontrolluar nga ISIS, për të kaluar disa pushime të nxehta.

“Daily Mail” raporton se, në broshurën turistike të ISIS tregohen fotografi të xhihadistëve duke u hedhur nga shkëmbinjtë në ujin e kristaltë dhe duke shijuar pishina me përmasa olimpike. Gjithashtu në të theksohen peshkimi, bletaria dhe peizazhet e qeta baritore.

Sigurisht gratë nuk lejohen të notojnë dhe njerëzit duhet të kenë veshjen e duhur ose do përballen me pasojat.
Broshura u publikua pasi lideri i ISIS, Ebu Bekr el-Bagdadi, raportohet se ka urdhëruar zyrat e komunikimit të grupit për mos publikuar më skenat me prerje kokash, për të përmirësuar imazhin e Shtetit Islamik jashtë vendit.

2B16372100000578-3184226-image-m-18_1438698092924

ISIS