Ishte dënuar me një vit burg, policia dje arriti ta arrestojë 37-vjeçarin

TË FUNDIT

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë e ka arrestuar dje një 37-vjeçar, me iniciale S.Z. i cili kishte qenë i dënuar e 1 vit burg për falsifikim të dokumenteve dhe evazion.

“Dje (10-shkurt) rreth orës 16:15, efektivët e policisë të SPB Tetovë, e kanë arrestuar 37-vjeçarin S.Z. nga Tetova, i dënuar me një vit burg për veprën penale “falsifikim i dokumentit” dhe “evazion””, thuhet në njoftimin e SPB-së.

Siç njoftojnë më tej, pas arrestimit të realizuar me urdhër të gjykatës, i njëjti është dorëzuar në IKP “Burgu i Tetovës” për të vuajtur dënimin./TV21