Ishin zhdukur që 9 muaj, gjenden dy fëmijët shqiptarë

TË FUNDIT

Pas nëntë muajsh të zhdukur, dy fëmijët shqiptarë dhe babai i tyre të cilët ishin zhdukur nga Gjermania u gjetën në Portugali.

Ky i fundit u arrestua këtë të martë në komunën Caldas da Rainha, 100 km larg Lisbonës pasi akuzohet për rrëmbim.

Policia Kombëtare e Portugalisë ka bërë të ditur se vëlla e motër, të moshës 11 dhe 10 vjeç janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shqiptari udhëtoi nga Gjermania, shteti në të cilin jetonte në Tenerife me dy fëmijët e tij në dhjetor 2020.

Nëna e dy fëmijëve që rezultuan të zhdukur për një kohë të gjatë, paraqiti një ankesë civile janarin e kaluar, por në Gjermani nuk u regjistrua asnjëherë një padi për rrëmbimin e fëmijëve.

Nëna e tyre u detyrua të udhëtonte në Spanjë, ku u hap dhe një procedim penal.

Nëna e Kristian dhe Amantia, raportohet se ishte kërcënuar nga bashkëshorti i saj, i cili i ka thënë se nëse shkonte në polici do ta vriste atë, familjen e saj dhe fëmijët./OraNews.tv