Ish ushtari i UCK-së në Brigadën 113 Xhemail Selimi ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të SHVL UÇK-së Fazli Veliu, se lufta në vitin 2001 nuk ka filluar në Sellcë, por në Tanushë.
Veliu në shënimin e 20 vjetorit të krismave të para në Kalanë e Tetovës tha se se do të kërkojë drejtësi për dëshmorët e rënë.
“Kemi filluar të hetojmë ngjarjet që kanë ndodhur në atë kohë, për Muzaferin, të parin dëshmor që ka rënë i cili është vrarë pa uniformë. Rasti i dytë është i Omerit, i cili është vrarë në kohë paqe ndërmjet dy ushtrive tona. Për armëpushimin kanë qenë të informuar të gjithë deri në arritjen e një marrëveshjeje, prandaj djali ka dalë me prindin e tij me bagëtinë dhe e kanë vrarë për hakmarrje kundër Sellcës, kundër UÇK-së, kundër popullit tonë. Hetimet vazhdojnë”, tha Fazli Veliu – Kryetar i SHVL-UÇK.
Por Selimi thotë se disa të dhëna nga ana e Fazli Veliut nuk qëndrojnë. Sipas tij lufta nuk ka filluar më 14 Mars por më 16 shkurt të vitit 2001, dhe nuk ka filluar në fshatin Sellcë siç pohon Veliu, por në Tanush të Kradakut.
“Lufta e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar me 16 shkurt të vitit 2001 në Tanushë të Karadakut dhe jo me 14 mars në në Malasin e Tetovës në fshatin Selcë, siç thotë Fazli Veliu. Në mes të 16 shkurtit dhe 14 marsit të vitit 2001 në Zonën e Kradakut kanë rënë̈ dëshmorë̈ pesë ushtarë të brigadës 113, të gjithë̈ me uniforma të UÇK-së dhe jo si civil, siç thotë Fazli Veliu.
Dëshmori i parë ka qenë Myzafer Xhaferi nga Tanusha i vrarë me 16 shkurt 2001”, thekson Xhemail Selimi – ushtar i brigadës 113.
Tradicionalisht me 14 mars në kompleksin e dëshmorëve në fshatin Sellcë është mbajtur edhe një program i pasur artistik, por për shkak të pandemisë dy vite me radhë ky manifestim është anuluar.
