Ish-sulmuesi i Anglisë vjen në Ohër/ Brian Deane viziton ekipin e Voska Sport

TË FUNDIT

Ish-sulmuesi i kombëtares së Anglisë dhe i klubeve të famshme angleze Brian Deane ka qëndruar në vizitë dy ditore në qytetin e Ohrit, më saktësisht te Klubi i Futbollit Voska Sport. Arsyeja e vizitës së Brian Deane ishte njoftimi për së afërmi me kushtet e futbollit në qytetin e Ohrit, më konkretisht të Voska Sport, infrastrukturën sportive dhe hotelierike si dhe kapacitetet futbollistike të kësaj ane në përgjithësi dhe me moshat e reja në veçanti. Në saje të bisedimeve me kryesine e klubit u la mundësia e bashkëpunimit në të ardhmen.

“Këtu jam para se gjithash për të parë, nuk ka asgjë konkrete. Fillimisht të bëhemi miq dhe punët të fillojnë prej këtu. Nga këndvështrimi im, ky është një vend i mrekullueshëm, ndërsa unë dua të përcjell përvojën dhe dijen time nëse mund të ndihmoj dhe vlerësoj se kjo është shumë e rëndësishme. Më e rëndësishme se çfarëdo që të flasim në mënyrë direkte për të ardhmen. Nëse mund të ndihmoj me dijen time, atëherë jam i lumtur ta përcjell të njëjtën”- deklaroi Brian Deane – ish futbollist i Anglisë.

error: Content is protected !!