Ish presidenti ukrainas: Po përforcojmë pjesën jugore të Kievit

TË FUNDIT

Ish presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko përmes një video në rrjetet sociale ka njoftuar se vendi po përforcon mbrojtjen në pjesën jugore të kryeqyteti, përcjell TV21. Në videon e Poroshenkos shihen pajisje ushtarake të cilat shkarkohen nga një maune ushtarake.

“Po forcojmë drejtimin jugor të mbrojtjes së Kievit. Batalioni i Mbrojtjes Territoriale Scythian, i cili ruan Vasylkiv-in, solli mitralozë, pajisje komunikimi, uniforma dimërore dhe gjëra të tjera të nevojshme”, ka shkruar mes tjerash Poroshenko.