Ish kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku në Listën e zezë të SHBA-së

TË FUNDIT

Në listën e zezë të SHBA-së, është futur edhe ish kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, transmeton TV21.

“Në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i Komunës së Kaçanikut, Kosovë, Zharku ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit për të lejuar në mënyrë të paligjshme ndërtimin në pronën në pronësi të Komunës, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, sqarojnë nga DASH-i.

Më tej thuhet se këto emërtime riafirmojnë përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike në të gjithë Ballkanin.

“Departamenti do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien për aktorët e korruptuar në rajon dhe globalisht”.

Në këtë listë janë edhe dy persona nga Maqedonia e Veriut. Ish kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva dhe kryetari i Karposhit, Stevçe Jakimovski.