Ish-kryeministri italian Berlusconi përsëri në spital

TË FUNDIT

Ish-kryeministri italianm Silvio Berlusconi është shtruar në spital për herë të dytë në dy javë, tha një burim brenda partisë së tij.

Një nga burimet ka thënë se 84-vjeçari shkoi në spitalin “San Raffaele” në Milano për testet pasuese pas kontraktimit me koronavirusin e ri në shtator të vitit të kaluar.

Shtrimi në spital u bë i ditur gjithashtu edhe nga një prej avokatëve të Berluskonit gjatë një seance në Milano lidhur me skandalin e tij të gjatë seksual “bunga bunga”.

Berlusconi, i cili ka dominuar jetën publike në Itali që nga vitet 1980, ka pasur një sërë problemesh shëndetësore në vitet e fundit, transmeton TV21.

Ai tashmë kaloi disa ditë në “San Raffaele” në fund të marsit. Shoqëruesit e tij thanë në atë kohë se do të kryheshin testet e planifikuara më parë.

Berlusconi, i cili iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 2016 dhe gjithashtu i ka mbijetuar kancerit të prostatës, u pranua në spital edhe në janar të këtij viti për shkak të problemeve të zemrës./21Media

TË NGJAJSHME