Ish-kampioni i boksit, Ricky Hatton ndërron jetë në moshën 46-vjeçare

TË FUNDIT

Ish-kampioni i botës në boks, Ricky Hatton, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare.

Ish-kampioni i botës u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Greater Manchester. Policia bëri të ditur se vdekja e tij nuk po trajtohet si e dyshimtë.

Gjatë karrierës së tij nga 1997 deri në 2012, Hatton fitoi shumë tituj në kategoritë light welterweight dhe welterweight. Ai konsiderohet si një nga boksierët britanikë më të dashur të të gjitha kohërave.