Ish e dashura e Ronaldos godet Georgina Rodriguez: Je bërë si Kim Kardashian

TË FUNDIT

Ish-i i Cristiano Ronaldos i ka hapur “luftë” partneres së tij aktuale Georgina Rodriguez, duke e akuzuar atë se ka kryer disa ndërhyrje estetike për të ngjasuar me Kim Kardashian.

39-vjeçarja Nereida Gallardo ishte në një lidhje që zgjati rreth 8 muaj me futbollistin portugez në vitin 2008, ndërsa aktualisht drejton sallonin e saj të bukurisë në Ishujt Baleare. Ajo ndiqet nga mijëra persona në rrjetet sociale, aty ku reagoi duke marrë si shembull Georgina-n si një person që ka kryer ndërhyrje estetike edhe pse 29-vjeçarja nuk e ka pranuar kurrë një gjë të tillë.

Javën e kaluar, Nereida postoi edhe një foto të vjetër, pa datë, të Georgina-s dhe një foto aktuale për të treguar ndryshimin e pamjes së saj. “Georgina Rodriguez ngjan gjithnjë e më shumë me Kim Kardashian, si mendoni?!”, shkroi Nereida në një tjetër postim, teksa bashkëngjitur postoi edhe një foto të Georgina Rodriguez së bashku me Kim Kardashian.

error: Content is protected !!