Isa Mustafa komenton rezultatin e zgjedhjeve

TË FUNDIT

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.

Ka shkruar se partia e tij do të bëjë analizë gjatë këtyre ditëve, dhe ka premtuar, se LDK do të rikthehet fuqishëm.

“Miq të nderuar
Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.
Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës.
Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve.
Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, ka shkruar Mustafa në Facebook, transmeton TV21.