Zëvendësdrejtori i Doganave, Irfan Buçi është deklaruar se ka dhënë dorëheqje për shkak se duhet ta shërojë birin e tij, i cili vuan nga çrregullimi i spektrit të autizmit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Buçi nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në Facebook.
Ndërkaq njoftimit ia ka bashkëngjitur edhe fotografinë me të birin.

Shkrimi i tij i plotë:
Për arsye familjare ( për shkak djalit tim që duhet shëruar nga Autizmi jashtë vendit dhe do të mungoj për një kohë të gjatë) të premten me datë 14-05-2021 jap dorëheqje nga posti zv drejtorit te Doganës në RMV.
Ju faleminderit!
Familja është mbi gjitha
Falënderoj Ali Ahmetin për mbështetjen dhe besimin e dhënë gjatë këtyre 3 viteve.
