Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” njofton se është përzgjedhur kompania për mbikëqyrjen e punës në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, përcjell TV21. Është përzgjedhur kompania “IRD ENGINEERING”, e cila aplikoi me ofertë prej 1.374.304.070 denarëve.
“Për momentin vijon afati për ankesa, në përputhje me Ligjin për Prokurime Publike”, thonë nga N.P. “Rrugët Shtetërore”.
Në këtë tender kanë aplikuan edhe dy kompani tjera, respektivisht kompania “INGEROP CONSEIL ET INGENIERIE” me ofertë prej 1.106.040.600 denarëve dhe kompania “HILL INTERNATIONAL” me ofertë prej 1.533.721.722 denarëve./tv21.tv
