IRD Engineering dhe autoritetet vendase nënshkruan marrëveshjen për mbikëqyrje në ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D

TË FUNDIT

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut sot në godinën e Qeverisë nënshkruan marrëveshjen me IRD Engineering për mbikëqyrjen e ndërtimit të autostradave në korridoret dhe 10D, përcjell TV21. Kompania IRD do të mbikëqyrë ndërtimin e autostradaveTetovë-Gostivar, Gostivar-Bojkoçan, Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë dhe ndërtimin e autostradës Prilep-Manastir.

“Ndërtimi i akseve rrugore të korridoreve 8 dhe 10 është me rëndësi thelbësore për ngritjen e nivelit të kualitetit të infrastrukturës rrugore dhe komunikacionit me çka edhe më tepër do ta theksojmë pozitën gjeostrategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash Kovaçevski.

“Bashkë me partnerët tanë lokal në këtë projekt, ne do t’i japim të gjitha mundësitë tona që të ndërtojmë 4 akset me standard dhe kualitet më të lartë, që përputhen me kualitetin e rrugëve që ndërtohen në BE”, tha Paolo Orsini, drejtor i konzorciumit ndërkombëtar IRD Engineering.

“Dua të iu paralajmëroj që, që nesër në 11:30, po këtu në Qeveri do ta mbledhim komitetin drejtues në mënyrë që të udhëzojmë konsultantin e përzgjedhur që të fillojë negociatat menjëherë, pa asnjë vonesë, që ditën e hënë me konzorciumin “Bechtel Enka” dhe të na sjell në Qeveri kontratën për ta firmosur në mënyrë që bashkërisht kështu si jemi ta vendosim edhe gurëthemelin e ndërtimit të këtyre autostradave”, tha Grubi.