Irani ka konfirmuar se ndërtesa e dëmtuar në zjarrin në afërsi të objektit nëntokësor të uraniumit të pasuruar në Natanz ka qenë qendër për prodhimin e centrifugave, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Autoritetet iraniane paraprakisht kanë provuar ta minimizojnë rëndësinë e zjarrit që shpërtheu të enjten në mëngjes, duke e quajtur atë një incident që goditi një “hangar industrial”.
Në imazhin dhe pamjet e publikuara nga televizioni shtetëror iranian shihet një ndërtesë dykatëshe me gjurmë zjarri dhe çati e shkatërruar.
Zëdhënësi i agjencisë bërthamore të Iranit, Berouz Kamalvandi deklaroi se fabrika e centrifugës ka filluar me punë në vitin 2018 dhe është planifikuar prodhimi i centrifugave më të përparuara.
Ai shtoi se dëmi “në afat të mesëm mund ta shtyjë zhvillimin dhe prodhimin e centrifugave më të avancuara”./MIA
