Investim i ri në ZZHTI Shtip: “Magnamehatroniks” investon 40 milionë euro me 600 vende të punës

TË FUNDIT

Në zonën teknologjike-industriale Shtip së shpejti do të hapet fabrikë si investim i kompanisë Magnamehatorniks që do të punojë për dizajn, zhvillim dhe prodhim të sistemeve të automjeteve, module dhe komponentë të tjerë. Drejtori i Drejtorisë së ZZHTI-së, Jovan Despotovski tha se ky është investim i parë i huaj për këtë vit, me vlerë prej 40 milionë eurove që do të sigurojë 600 vende të reja të punës.

“Investimi parasheh sipas planit afarist të paktën 600 vende të reja të punës dhe personalisht po pres që ky numër të jetë edhe më i lartë, për shkak se bëhet fjalë për investim prej 40 milionë eurove. Lokacioni u zgjodh që të mund të nxisim zhvillim më të barabartë rajonal sepse përfitimet nga investimet e huaja nuk janë përfitim vetëm për qytetarët e kryeqytetit. Vlerësimet që i bëri kompania, patjetër me ndihmën tonë, tregojnë se ka punëtorë të mjaftueshëm që vijnë nga tregu i punës, që do të thotë se këta janë njerëz të rinj”, tha Jovan Despotovski, drejtor i ZZHTI-së.