Selia e Interpolit tashmë dy muaj nuk lëshon fletarrestim për Nikolla Gruevskin dhe Nikolla Boshkovskin, të dytë të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Prokurorja kryesore për krim të organizuar Villma Ruskoska tha se nuk kanë marrë asnjë arsyetim për mos lëshimin e fletarrestit.
“Për rastin të cilin e udhëheq unë, për ngjarjet e 27 prillit, kërkova përmes policisë të lëshohet fletarrest vendas dhe ndërkombëtar, por informacionet e fundit të Interpolit të Maqedonisë janë se selia e Interpolit refuzon ta publikojë fletarrestin. Prej atje nuk japin asnjë arsyetim”, u shpreh Villma Ruskoska, Shefe e Prokurorisë Kundër Krimit të Organizuar
Sipas Ruskoskës sjellja e këtillë e Interpolit është e paqartë, për shkak se paraprakisht, kur për 5 persona të cilët ishin përfshirë në rastin për 27 prill, Interpoli ka vepruar pas kërkesës për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar.
“Për pesë personat që ishin të pakapshëm në lëndën e parë, me provat që i dërguam me urdhër për hetim, me vendimin për paraburgim dhe provat që i dërguam në Interpol, pa problem lëshuan fletarrestime për këta 5 persona, ndërsa për këta të dytë nuk duan të lëshojnë, ndërsa bëhet fjalë për të njëjtën vepër penale. Bëmë gjithçka siç bëmë në rastin e parë dhe në të vërtetë nuk e di se pse tani Interpoli refuzon”, theksoi Shefe e Prokurorisë Kundër Krimit të Organizuar, Villma Ruskoska.
Në lidhje me kërkesën e dorëzuar në Shqipëri për incizimet nga arratisja e Gruevskit, për të cilat paraprakisht kishte informacione se janë të fshira, Ruskoska tha se prej atje kanë marrë dokumentacion por jo incizime. Në pyetjen e gazetarëve nëse për funksionarë aktual janë hapura hetime, ajo u përgjigj shkurt dhe e pohoi këtë informacion duke shtuar se nuk mund të japë detaje për shkak se lënda ende është në procedurë parahetimore.
Përgatiti: Svetllana Unkovska
