Interneti po sfidon leximin e librit/ Bie dukshëm numri i lexuesve te të rinjtë

TË FUNDIT

Thuhet se asgjë nuk e zëvendëson librin, por interesimi i qytetarëve të Maqedonisë për të lexuar sidomos te të rinjtë është shumë i vogël. E fajtori kryesorë për këtë është teknologjia.

Në qytetin e Kërçovës biblioteka është pasur me shumë literaturë e romane thotë drejtoresha e shtëpisë së Kulturës Albulena Demiri Zendeli, por edhe aajo thotë se leximi i lirë nga të rinjtë është në rënie.

“Leximi i librave vjen në zbehje sidomos nga ana e të rinjve për shkak të përdorimit të teknologjisë dhe shpesh përdorin edhe leximin online. Leximi i librave këtu në bibliotekën tonë më shumë interes kanë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për shkak të literaturës për shkak të literaturës që ua japin mësimdhënësit e tyre, dhe lejojnë atë literaturë që e kanë të domosdoshme”- deklaroi Albulena Demiri Zendeli-Ud/Drejtoreshë e shtëpisë së Kulturës Kërçovë.

Edhe profesori Adem Xheladini ka të njëjtin mendim. Thotë se teknologjia po zbeh interesin për lexim.

“Lexohet por  fatkeqësisht me aplikimin e teknologjisë libri si qenie fizike e ka humbur pak atë, tani njerëzit janë të orientuar më tepër kah teknologjia dhe japin portalet gjithçka, por librin nuk e zëvendëson asgjë unë do të thosha sepse ndryshe është ndjesia”- Adem XHEALDINI-PROFESOR

Shkrimtarja Mirije Vrangalla mendon se në Kërçovë lexohet, pavarësisht asaj nëse lexohet online apo me shfletim të librit.

“Në Kërçovë ka edhe njerëz që shkruajnë shumë si autorë më të vjetër po ashtu edhe rinia por gjithashtu ka edhe lexues edhe pse disa nuk prononcohen se lexojnë, por besoj çdo shtëpi kërçovare ka libra nëpër rafte dhe pak a shumë janë lexues”- Mirije Vrangalla-Shkrimtare.

E sa i përket çmimeve të librave ato sillen nga 200 denarë deri në 1200 denarë, ndonëse ka edhe libra shumë më të shtrenjtë.