Interesim i lartë për vaksinim kundër gripit/ Grozdanova: Vaksinat janë të sigurta dhe efikase

TË FUNDIT

Kanë marrë termin nga mjeku amë dhe po presin radhën për tu vaksinuar kundër gripit.

Është dita e dytë e vaksinimit falas kundër gripit sezonal për personat e rrezikuar, TV21 ndodhet në Poliklinikën e Bit Pazarit për të parë se si po rrjedh procesi i imunizimit.

Të moshuarit thonë se vaksinat po u ndihmojnë që ta tejkalojnë gripin pa simptoma dhe komplikime.

Që 15 vjet vaksinohem, sepse ka mbrojtje, vaksinohem me vite, njëherë më kapi gripi dhe e kalova në këmbë, për një ditë. Kështu që planifikoj çdo vit të vaksinohem, tani e tutje çdo vit me radhë.

72 vjet, kam pasur infarkt në zemër, kam stendë, kam bërë operacion në zemër e kështu. Që sa herë vaksinoheni. Për herë të tretë.

Kam 72 vjet dhe kjo për mua është herë e tretë dhe të ju them se jam shumë e kënaqur, vitin paraprak para se të vaksinohem, atë vit kisha bronkit të fortë dhe përfundova me antibiotik, mu desht një muaj që të trajtohem. Pastaj vitin pas mora vaksinën e parë dhe nuk më kapi asgjë, as vitin e kaluar nuk kisha asnjë problem, as kollitje, as temperaturë, për këtë arsye vendosa që këtë vit të vaksinohem, sepse ka efekt.

Pika pranë Poliklinikës së Bit Pazarit disponon me rreth 2 mijë vaksina kundër gripit, ndërsa vetëm sot deri në drekë janë imunizuar 150 pacientë.

“Ka interesim, dje në mëngjes kishim 220 pacientë, procesi është i organizuar, pa dhimbje dhe pacientët janë të kënaqur dhe të interesuar. Ja deri tani sot kanë kaluar 150 persona, që domethënë se kemi imunizim të suksesshëm.”- tha Gordana Tapaçevska – Infermiere.

Aleksandra Grozdanova koordinatore e imunizimit thotë se vaksinat janë të sigurta qytetarët duhet të mbrohen.

“Vaksinat e gripit janë ndër vaksinat më të sigurta, jepen tashmë 6 dekada, miliona persona janë duke marrë për momentin sepse bëhet fjalë për vaksinë sezonale për grip. Përvoja jonë për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave, me vite ka dëshmuar efikasitetin dhe sigurinë.”- pohoi Aleksandra Grozdanova – Koordinatore e Imunizimit.

Mbi 27 mijë qytetarë nga grupet e rrezikut janë regjistruar për vaksinim falas kundër gripit sezonal. Imunizimi ka nisur dje dhe është i destinuar për të moshuarit mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike, punonjëse shëndetësore, gra shtatzëna, fëmijë nga 6 muaj deri në 5 vjeç.