Britania e Madhe kumtoi se shumica e forcave ruse janë rreth 30 kilometra nga qendra e Kievit.
Në të shtohet: “Viktimat ruse me siguri do të jenë më të rënda dhe më të mëdha se sa që pritej ose pranohej nga Kremlini”.
Në azhurnimin e të dhënave të inteligjencës të lëshuara sot nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se Rusia ende nuk ka fituar kontrollin e hapësirës së saj ajrore mbi Ukrainën, gjë që do të zvogëlojë efikasitetin e forcave ajrore ruse.
