“Inteligjenca artificiale nuk zëvendëson njerëzit”, Andonovski: Rrit efikasitetin, por vendimet mbeten te njeriu

TË FUNDIT

Inteligjenca artificiale nuk do t’i zëvendësojë njerëzit, por njerëzit që e përdorin do t’i zëvendësojnë ata që nuk e përdorin, tha sot në Kuvend ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski. Ai theksoi se kjo teknologji rrit efikasitetin e institucioneve, por vendimet etike dhe politike duhet të mbeten te njerëzit. Andonovski njoftoi se Qeveria po zhvillon Qendrën Nacionale për Inteligjencë Artificiale. I pyetur nëse inteligjenca artificiale mund t’i zëvendësojë funksionarët, siç ka një rast të tillë edhe në Shqipëri, Andonovski tha se ky është një hap i gabuar, sepse qytetarët votojnë për dikë që ka sistem vlerash, profil politik dhe që duhet të marrë vendime.

“Inteligjenca artificiale do t’i zëvendësojë, gjegjësisht njerëzit të cilët përdorin inteligjenca artificiale do t’i zëvendësojë njerëzit të cilët nuk e përdorin AI. Edhe në sektorin publik edhe në atë privat, ajo ndihmon që punët të kryhen më shpejt, më efikas, më saktë, tekstet shkruhen më shpejt. Por në asnjë rast nuk mund të themi se mund të zëvendësojë ndonjë të punësuar për shkak se gjykimin etik dhe të vlerave ende e sjellin njerëzit”, tha Stefan Andonovski – Ministri i Transformimit Digjital.