Inteligjenca Artificiale mat shpejtësinë e plakjes së trurit

TË FUNDIT

Inteligjenca Artificiale mund të arrijë të masë shpejtësinë më të cilën plaket truri. Arrin ta bëjë këtë duke shfrytëzuar ndryshimet në kohë falë rezonancës magnetike.

Sistemi i ri mund të jetë shumë i dobishëm në parandalimin dhe trajtimin e parakohshëm të sëmundjeve si demenca dhe degradimi i trurit e funksioneve të tij.

Ndryshe nga verifikimet tradicionale që vlerësojnë moshën biologjike të trurit duke u nisur nga një rezonancë e vetme, kjo metodë e re bazohet në konfrontimin e rezultateve të ndryshme të më shumë rezonancave mbi të njëjtin individ. Rezultati bën të mundur të dallohen me më tepër saktësi ndryshimet neuroanatomike te lidhura me plakjen e përshpejtuar ose të kundërtën, të ngadalësuar.

Modeli i  ri Inteligjencës Artificiale i specializuar për këtë gjë, u përdor për të vlerësuar dhe përllogaritur shpejtësinë e plakjes së trurit mbi 104 individë të shëndetshëm dhe 104 me Alzheimer, dhe rezultatet ishin plotësisht të rregullta dhe njësoj me testet e përsëritura me metodat tradicionale.