Instruktori ushtarak me famë botërore Uliks Gjonaj, i cili ka trajtuar njësitë më elitare në botë të policisë dhe njësive speciale, sot ka trajnuar një pjesë të policisë së Maqedonisë. Në sallën e shkollës së mesme të mjekisë në Tetovë, Gjonaj po trajnon policët e Ministrisë së Punëve të Brendshme me trajnimet e fundit që janë duke u praktikuar nga policia Amerikane dhe Izraelite. Keto trajnime sipas tij janë se si të përballen policët në situata të ndalimit të personave dhe momente kur të ndaluarit bëjnë rezistencë.
“Është një program shumë i ri që përdoret tek policia amerikane, por edhe një sistem tjetër që janë të kombinuar dy sisteme, sistemi amerikan edhe izraelitë, që të jenë një rritje profesionale. Policët këtu që kanë ardhur nga të gjitha qytetet, me këtë sistem u lehtësohet puna dhe policia të jetë më profesionale gjatë neutralizimit ndaj personave që thyejnë rregullat apo ligjet e shtetit”, tha instruktori Uliks Gjonaj.
Për instruktorin e njësisë më të njohur SWAT, policët e Maqedonisë janë të përgatitur me programin që u ka ofruar shteti, por sistemi që ata u mësojnë është stisemi më ri edhe më i avancuari në Botë.
“Çdo shtet ka nevojë për trajnime profesionale jo vetëm në këtë shtet por edhe shtete të Evropës. Unë si instruktor i Swatit në Amerikë, programet që i sjelli në Evropë që akoma nuk kanë ardhur u jepet një lloj kualiteti policisë në rritjen e kualitetit profesional, kështu që këta djem më kanë pëlqyer. Janë të përgatitur me ata programe që ua ka ofruar shteti, mirë por çdo program i ri është i mirëseardhur sidomos sistemi amerikan, që është një ndër sistemet më të reja edhe të fuqishme edhe ai izraelitë”, shtoi Gjonaj.
Uliks Gjonaj është i certifikuar në shumë disiplina apo sisteme duke filluar nga sistemi izraelit Commando Krav Maga – Instruktor i nivelit të tetë, pastaj i certifikuar dhe i licencuar si ekspert dhe Instruktor i Instruktorëve nga Departamenti i Policisë Amerikane në këto sisteme: Police Combat, Counter-Terrorism, S.W.A.T. Training, High Risk Traffic Stops, Smart Defense, CQB Military Training, Close Protection Operations etj.
