Instituti ZIP përmbylli projektin MERIT, të financuar nga SELDI dhe Bashkimi Evropian, i cili analizoi praktikat e punësimit në ndërmarrjet shtetërore në Maqedoninë e Veriut. Gjetjet tregojnë probleme të vazhdueshme me mungesë transparence, ndikime informale dhe zbatim të dobët të rregullave, duke cenuar besimin publik dhe qasjen e drejtë në punësim. Projekti rekomandon reforma të fokusuara në zbatim dhe krijimin e një sistemi punësimi të bazuar në meritë, që lidh arsimin me punësimin në ndërmarrjet shtetërore përmes bursave dhe programeve të stazhit. Në qendër të rekomandimeve është një kornizë e zhvillimit të kapitalit njerëzor që lidh arsimin drejtpërdrejt me punësimin në ndërmarrjet shtetërore përmes një burse pune, stazhi dhe tubacioni rekrutimi të bazuar në meritë.
“Adresimi i rekomandimeve synon që ta bëj procesin më transparent, ku të gjitha palët janë të informuara në kohë reale, të mund ta bëjnë më efikas nëpërmjet zhvillimit të teknologjisë, platformave te pavarura të cilat monitorojnë procesin e rekrutimit në ndërmarrjet që zotërohen nga shteti dhe të ketë palë të treta të përfshira në proces”, pohoi Erald Bezhani – ekspert i mirëqeverisjes dhe antikorrupsionit.
“Është një ndër projektet më të rëndësishme si teme diskutimi, për mënyrën se si rekrutohen punëtorët në sektorin publik dhe veçanërisht në këtë rast ishte në kompanitë shtetërore, duke e ditur gjithë atë perceptimin që e kemi, që nuk ka një bazë, një mënyrë transparente të rekrutimit të punëtorëve dhe po ashtu nuk ka një mënyrë transparente të ngritjes në pozitë të këtyre punëtorëve të pranuar edhe pse baza ligjore ekziston”, pohoi Merita Zulfiu Alili – dekane UEJL.
“Përmes atij programi për bursa ekziston mundësia që vetë studentët pas përfundimit të studimeve të përfundojnë punësimin e tyre nga kompania që u jep bursa, në një farë forme kanë punë të sigurt përmes kësaj apo jo”, pohoi Darko Petrovski – Asociacioni për Resurse Njerëzore.
