Kryeministri britanik vizitë zyrtare në Kinë

TË FUNDIT

Të mërkurën pasdite, Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit, duke nisur një vizitë katër – ditore në Kinë.

Vizita e Starmer është vizita e parë një kryeministri britanik në Kinë në tetë vite. Gjatë vizitës, Presidenti Xi Jinping do të takohet me të, ndërsa Kryeministri Li Qiang dhe Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Zhao Leji do të zhvillojnë përkatësisht bisedime dhe takime, për të shkëmbyer thellësisht mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet me interes të përbashkët

Kina dhe Britania e Madhe janë partnerë të rëndësishëm ekonomikë dhe tregtarë. Në vitin 2025, vëllimi dypalësh i tregtisë së mallrave midis Kinës dhe Britanisë së Madhe arriti në 103.7 miliardë dollarë, ndërsa tregtia e shërbimeve pritet të kalojë 30 miliardë dollarë dhe stoku i investimeve të dyanshme do të jetë gati 68 miliardë dollarë.

Mësohet se në delegacionin e vizitës së Kryeministrit Starmer, përfshihen më shumë se 50 drejtues dhe përfaqësues të kompanive të mëdha britanike, që mbulojnë fushat me epërsi si financat, mjekësia, prodhimi, kultura dhe kreativiteti, duke pasqyruar pritshmëritë e Britanisë së Madhe për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare.

Kina planifikon të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi tregtar dhe investimi me Britaninë e Madhe gjatë vizitës së ardhshme të kryeministrit Keir Starmer në vend, bëri të ditur të martën Ministria e Tregtisë.

Këto marrëveshje do të ndihmojnë në krijimin e nxitësve të rinj të rritjes për bashkëpunimin dypalësh ekonomik dhe tregtar, tha ministria në një deklaratë

Krahas Pekinit, Kryeministri Starmer do të vizitojë edhe Shangain. Që prej ardhjes në pushtet, qeveria laburiste britanike e ka bërë të qartë se është e gatshme të zhvillojë marrëdhënie të vazhdueshme, të qëndrueshme dhe strategjike me Kinën, si edhe të promovojë në mënyrë aktive dialogun dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.