Instagram së shpejti sjell ndryshimin, ndoshta nuk do ta pëlqeni

TË FUNDIT

META ka vendosur të përmirësojë Instagram Stories me një ndryshim drastik.

Së shpejti, komentet që do të bëhen në “Story”-n e dikujt, do të jenë publike.

Deri më tani komentet ishin private në formën e një mesazhi që i shkonte autorit të postimit.

Ky ndryshim synon të rrisë ndërveprimin përmes formatit të Stories dhe do të bëhet gradualisht, për të analizuar reagimet e audiencës.