Inspektorët do t’i zbrazin objektet hotilerike dhe do t’i mbyllin sipas ndryshimeve ligjore

TË FUNDIT

Ndërgjegjësimi i qytetarëve duhet të ngritet në nivelin më të lartë nëse duam të zvogëlojmë numrin e të infektuarve me Kovid-19. As një inspektim dhe as policia nuk mund të kenë sukses nëse dikush dëshiron të kryejë vepër penale. Sidoqoftë, ne jemi këtu aq sa mund ta parandalojmë, tha sot drejtori i Inspektoratit të Tregut Stojko Paunovski.

“Nëse gjobat nuk funksionojnë për dikë, nuk di çfarë të ndërmarrim tjetër. Kjo do të thotë mungesë ekstreme e ndërgjegjësimit ndaj qytetarëve të tjerë”, tha Paunovski në përgjigjen e një pyetje në konferencën e sotme për media në Qeveri së bashku me institucionet e tjera nga Këshilli i inspektimit.

Me zgjidhjen aktuale ligjore, theksoi ai, nuk kemi të drejtë të mbyllim objektet nëse ato shkelin protokollet e punës dhe ne mund të paraqesim padi penale vetëm në zyrën e prokurorit publik ose gjykatën përkatëse.

“Kjo është arsyeja pse merren masa më të rrepta me të cilat ne do të jemi në gjendje të mbyllim menjëherë objektet deri në 30 ditë dhe të shqiptojmë gjobë në vend me urdhërpagesat. Këto ditë, derisa Kuvendi të miratojë zgjidhjet e reja ligjore, sipas të cilave menjëherë do të fillojmë zbrazjen e objekteve hotelierike dhe mbylljen e tyre, ne veprojmë në përputhje me praktikën aktuale, pra ngritjen e padive penale sipas neneve 205 dhe 206 për shkelje të protokolleve”, tha Paunovski.

Sipas zgjidhjeve të reja ligjore, shtoi do të veprojmë menjëherë pasi të dalin në Gazetën zyrtare.