Inspektorati konstatoi: Në “Nikolla Shtejn” dhe në “Mirçe Acev” u gjetën parregullsi, janë paguar dëftesat edhe pse janë falas!

TË FUNDIT

Deri te Inspektorati shtetëror i arsimit është dorëzuar iniciativë nga Unioni i shkollave të mesme me pretendime se në disa shkolla të mesme mblidhen mjete financiare për dhënien e dëftesave të nxënësve.

Në lidhje me iniciativën e lartpërmendur nga ana e Inspektoratit shtetëror të arsimit është realizuar mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në:
–       SHMQSH “ Zef Lush Marku” Shkup
–       SHMK “8 Shtatori” Tetovë
–       SHMK “Nikolla Shtejn” Tetovë dhe
–       SHMK “Mirçe Acev” Prilep

Nga inspektimi i drejtpërdrejt, në dokumentacionin e siguruar, si dhe nga biseda me të pranishmit në shkollat e mesme, në lidhje me pretendimet në iniciativë, u konstatua se të pranishmit gjatë mbikëqyrjes inspektuese, në lidhje me pretendimet theksuan se drejtorët e shkollave disa herë gojarisht, a në disa raste edhe me shkrim i kanë njoftuar mësimdhënësit se pagesa për plotësimin e dëftesave dhe diplomave është e ndaluar.
Kjo gjendje është vërtetuar edhe gjatë bisedave me kryetarët e këshillave të prindërve.

Në SHMQSH “ Zef Lush Marku” Shkup, drejtori i shkollës dhe shërbimi profesional realizuan bisedë me kryetarin e unionit të shkollave të mesme pranë SHMQSH “ Zef Lush Marku” Shkup, për të cilën është përpiluar procesverbal- deklaratë nr.03-499/1 nga 15.06.2021. Në deklaratë theksohet se nxënësi nuk ishte i njoftuar me rastin e marrjes së mjeteve financiare për plotësimin e dëftesave në shkollë, dhe theksoj se nxënësit në klasën e tij dhe në shkollë nuk paguajnë për plotësimin e dëftesave.
Ai gjithashtu deklaroi se asnjë nxënës nuk është ankuar se në shkollë detyrohen të paguajnë për dëftesa.

Në SHMK “8 Shtatori” Tetovë drejtori i shkollës dhe ndihmësit, realizuan një bisedë me përfaqësues të unionit të shkollave të mesme pranë SHMK “8 Shtatori” Tetovë.

Në deklaratë me nxënësit nr.08-143/1 nga 15.06.2021 thuhet se ai nuk është i njoftuar me rastin e marrjes  së mjeteve financiare, për plotësimin e dëftesave shkollore dhe theksoj se nxënësit në klasën e tij nuk paguajnë për plotësimin e dëftesave.
Ai gjithashtu deklaroi se asnjë nxënës nuk ishte ankuar se në shkollë i kërkojnë mjete financiare për plotësimin e dëftesave.

Në këto dy shkolla edhe kujdestarët e klasave deklarojnë se për vitin shkollor 2020/21, nuk kanë kërkuar dhe nuk kanë pranuar mjete financiare nga ana e nxënësve, për plotësimin elektronik të dëftesave dhe diplomave.

Por parregullsi janë gjetur në dy shkollat tjera.

“Në  SHMK “Nikolla Shtejn” Tetovë, nga inspektimi  i jashtëzakonshëm u konstatuan parregullsi në punën e subjektit, gjegjësisht, një pjesë e kujdestarëve të klasave këtë vit kanë mbledhur mjete financiare për plotësimin e dëftesave, duke respektuar vullnetin prindërve  për të cilën në shtojcë janë dhënë deklarata nga ana e kryetarëve të prindërve të paraleleve. Nga gjendja e konstatuar, në përputhshmëri me nenin 28, pika 2 nga Ligji për inspektimin arsimor („Gazeta zyrtare e RM“ nr. 52/05, 81/08, 148/09, 57/10, 51/11, 24/13, 137/13, 164/13, 41/14, 33/15, 145/15, 30/16 dhe 64/18), shkollës “Nikolla Shtejn” Tetovë  i SYGJEROHET mjetet financiare të mbledhura nga një pjesë e kujdestarëve të klasave, për plotësimin e dëftesave t’ua kthejnë nxënësve, dhe për të njëjtën të njoftohet Inspektorati shtetëror i arsimit.
Në SHMK “Mirçe Acev” Prilep, nga inspektimi mbikëqyrës u konstatuan parregullsi në punën e subjektit, gjegjësisht një pjesë e kujdestarëve të klasave të viteve të katërta, kanë mbledhur nga 30 denarë për plotësimin e dëftesave. Nga gjendja e konstatuar në përputhshmëri me nenin 28, pika 2 nga Ligji për inspektimin arsimor („Gazeta zyrtare e RM“ nr. 52/05, 81/08, 148/09, 57/10, 51/11, 24/13, 137/13, 164/13, 41/14, 33/15, 145/15, 30/16 dhe 64/18),  SHMK “Mirçe Acev” Prilep i SYGJEROHET mjetet financiare të mbledhura nga një pjesë e kujdestarëve të klasave të viteve të katërta, për plotësimin e dëftesave t’ua kthejnë nxënësve, dhe për të njëjtën të njoftohet Inspektorati shtetëror i arsimit“
, njoftojnë për TV21 nga Inspektorati.

Inspektorati shtetëror i arsimit  në vazhdimësi do të ndjek gjendjen për respektimin e rregullativës ligjore si dhe akteve nënligjore nga ana e shkollave.