Para kamerës së TV21 ka folur edhe shoqja e klasës së nxënësit i cili u godit nga mësuesi në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë.
Ajo tha se gjithçka nisi pasi nxënësi kërkonte të shkojë në tualet sepse i villej ngaqë ishte i sëmurë dhe mësuesi nuk e lejoi.
Pas insistimit të nxënësit, mësuesi vendosi ta lëshojë por i shkoi pas dhe e sulmoi në korridor.
“Kishim pushim para se të fillojë ora dhe e pash se ky (nxënësi i sulmuar) po villte në tualet. Erdhi në klasë dhe nuk ishte mirë sepse ishte i sëmurë. Kërkonte të shkojë në toalet, sepse i villej, por arsimtari nuk e lejoi. Ai insistoi, e pyeti edhe 2-3 herë sepse i villej, atëherë arsimtari me arrogancë i tha shko por i shkoi pas. Në korridor e sulmoi. Për t’u mbrojtur, ia ka kapur edhe duart sepse mund t’i binte edhe xhamit në korridor”, tha shoqja e klasës.