Inflacioni në Greqi është më i larti në 28 vitet e fundit

TË FUNDIT

Inflacioni në Greqi në prill arriti rekord në 28 vitet e fundit dhe me 10,2 për qind, sipas mediave është më i larti që nga viti 1994.

Sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit të Statistikave të Greqisë, në një vit, nga prilli 2021 e deri më tani, rritja më e madhe e çmimit është për 122,2 për qind e gazit natyror, çmimi i energjisë elektrike është rritur për 88,8 për qind, ndërsa nafta për ngrohje është rritur për 65.1 për qind.

Në fushën e produkteve ushqimore çmimi i naftës është 22 për qind krahasuar me vitin e kaluar, i mishit për 14,1 për qind, i perimeve për 13,8 për qind, i qumështit dhe i vezëve për 11,7 për qind, i bukës dhe i drithërave për 10 për qind etj.

Rritjet e çmimeve, përveç nivelit vjetor, janë edhe në nivel mujor, me 26.2 për qind gaz natyror më të shtrenjtë në muajin prill, krahasuar me muajin mars, për 20.7 për qind mish qengji më të shtrenjtë, mbi gjashtë për qind mish më të shtrenjtë, pesë për qind për bukën, etj.