Inflacioni në eurozonë me rritje rekorde prej 5%

TË FUNDIT

Shkalla vjetore e inflacionit në eurozonë u rrit në pesë për qind në dhjetor, që është niveli i ri më i lartë prej se Eurostati filloi t’i ndjekë të dhënat, me ç’rast çmimet e energjisë sërish u rritën, treguan vlerësimet më të reja të publikuara sot.

Shkalla vjetore e inflacionit në eurozonë, e matur me indeksin e harmonizuar të çmimebe konsumatore (HICP), u rrit në dhjetor të vitit 2021 për 0,1 për qind në raport me muajin paraprak, duke arritur peës për qind, kumtoi Enti evropian për statistika. Në dhjetor të vitit 2020, viti i parë me pandemi, çmimet konsumatore në vendet që e përdorin valutën e përbashkët evropiane ishin për 0,3 për qind më të ulëta se sa në muajin e njejtë prej para pandemisë në vitin 2019.

Më së shumti u shtrenjtuan energjensët në fund të vitit 2021, për 26 për qind në krahasim me muajin e njejtë të vitit paraprak. Në nëntor ato u rritën për 27,5 për qind. Pa çmimet e energjisë, inflacioni vjetor në eurozonë në dhjetor ishte 2,8 për qind, që është për 0,3 për pikë procentuale më shumë se në nëntor. Në dhjetor 2021 dukshëm u rritën çmimet e ushqimit të freskët, për 4,6 për qind në raport me muajin e njejtë të vitit paraprak, në rritje prej 1,9 për qind në nëntor.

Në mesin e vendeve nga eurozona, çmimet më fuqishëm u rritën në vendet baltike në dhjetor, për 12 për qind në Estoni, 10,7 për qind në Lituani dhe 7,7 për qind në Letoni, sipas vlerësimeve të  Eurostatit. Afër janë Spanja me 6,7 për qind dhe Belgjika dhe Holanda me 6,5 përkatësisht 6,4 për qind.

Ekonomia më e madhe evropiane, Gjermania shënoi shkallë vjetore të inflacionit prej 5,7 për qind në dhjetor.

MARKETING I PAGUAR POLITIK