Infermierja akuzohet për vrasjen e 7 foshnjave në Chester

TË FUNDIT

Infermierja e Hereford, Lucy Letby është akuzuar për vrasjen e 7 foshnjave në repartin neonatale në Spitalin e Chester, raporton Metro.uk.

Ajo akuzohet për vrasjen e pesë djemve dhe dy vajzave dhe tentativës për të vrarë pesë djem dhe pesë vajza midis qershorit 2015 deri në qershor të vitit 2016.

Megjithatë, ajo i mohon të gjitha 17 akuzat.

Vlerësohet se gjyqi në Mançester do të zgjasë deri në 6 muaj.

Në fillim të këtij viti, Letby u akuzua fillimisht për vrasjen e tetë foshnjave dhe përpjekjen për të vrarë 10 të tjerë.