Infektologu Vello Markovski në intervistë për TV21 deklaroi se është e mundshme që numri real i të infektuarve nga virusi korona të jetë më i lartë se sa numrat zyrtarë.
Ai sqaroi se kjo mund të jetë kështu, ngaqë te një numër i madh i personave me sëmundje respiratore, infektimi me Kovid-19 ka shumë raste që kalon pa simptome.
“Supozimi është se ndoshta e kemi pasur virusin korona qysh nga dimri, gjegjësisht koronën alfa. Shtrohet çështja se nëse këto teste reagojnë dhe i përfshijnë edhe ato raste”, tha Markovski.
