Një person 40 vjeçar nga Koçani, edhe pse paraprakisht nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje, ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Ai është një nga tre viktimat e virusit në 24 orët e fundit.
Pasqyra klinike e pacientëve me të vërtetë ishte e rëndë, manifestimi i sëmundjes në formën më të rëndë. Bëhet fjalë për virus i cili tashmë është dëshmuar përmes rasteve te ne dhe në botë, që deri më tani nuk ishin të publikuar, d.m.th., nuk i godet vetëm mushkëritë por gjithë organet dhe sistemin. Kjo është karakteristika, i tillë është mekanizmi, tha Venko Filipçe.
Dy pacientët e tjerë janë nga Tetova, njëri 69 vjeç, i cili ka pasur tumor në tru, ndërsa tjetri 65 vjeçar i cili nuk ka pasur sëmundje kronike.
Koronavirus është konfirmuar edhe te 86 vjeçar në Shtëpinë për pleq “Sju Rajder” në Manastir. Në izolim janë dy persona që kanë ndarë dhomën me të infektuarin dhe gjashtë persona nga personeli. Në Shtëpinë e pleqve është pranuar në mars, ndërsa mbesa e tij para disa ditëve është kthyer nga Gjermania. Është pranuar me procedurë të rregullte dhe nuk i është bërë anketë epidemiologjike.
Ministri shtoi se edhe pse grupi më i moshuar dhe ata me sëmundje paraprake janë më shumë të rrezikuar nga virusi dhe komplikimet, por nuk është përjashtim as pasqyra më e rëndë klinike edhe te pacientët më të rinj, kështu që ka qasa edhe për vdekje.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste të reja të pacientëve me koronavirus në vendin tonë. Në Shkup 4, Kumanovë 8, Tetovë, Strugë dhe Shtip nga 1 pacientë. Me këtë numri i përgjithshëm i të diagnostikuarëve në vendin tonë është 570 persona, tha Venko Filipçe.
Gjatë ditës së djeshme janë bërë 250 teste, prej të cilëve 15 janë pozitiv, me çka numri i të infektuarve me Kovid-19 në vend ka arritur 570 persona.
70 persona janë të hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, prej tyre 10 janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 8 janë në aparate respiratorë.
Në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori” dje janë pranuar katër pacientë për të cilët priten rezultatet, ndërsa dy janë vendosur në respirator. Në Manastir është hospitalizuar vetëm një pensionist nga Shtëpia për persona të moshuar, por për momentin po bëhet transferim i të sëmurëve në spitalin e Ohrit. Në Shtip ka katër persona të hospitalizuar prej të cilëve 3 me pasqyrë të lehtë klinike.
