India shpalli ditë zie për shkak të vdekjes së mbretëreshës britanike Elizabeta e Dytë, me çka flamujt në të gjitha ndërtesat qeveritare janë në gjysmështizë.
Ngjarjet zyrtare argëtuese gjithashtu janë anuluar nga respekti për të ndjerën, njoftoi Ministria indiane e Punëve të Brendshme.
Flamujt në Parlamentin indian janë lëshuar në gjysmështizë, si dhe në pallatin presidencial, Kalanë e kuqe dhe zyrat e tjera qeveritare në Delhi.
Të enjten, kryeministri Narendra Modi e përshkroi mbretëreshën e ndjerë si “figurë të jashtëzakonshme të kohës sonë”.
Sundimi kolonial dyshekullor britanik në nënkontinentin indian përfundoi në vitin 1947.
