Indi, shtyhet rihapja e Taxh Mahalit, shkak rritja e rasteve

TË FUNDIT

Taxh Mahali në Indi, që ishte paraparë që sot t’i mirëpres vizitorët, do të qëndrojë mbyllur deri në një vendim tjetër, për shkak se rastet po rriten në qytetin verior të Agras dhe në të gjithë vendin.

Monumentet tjera sikurse Fortesa e Agras dhe varri i Akbarit nuk do të hapen për turistë. Pritet edhe zyrtarisht të vendoset për rihapjen, përcjell rtv21.tv

Rastet në Indi janë rritur në një shkallë alarmante – me më shumë se 24 mijë raste në 24 orët e fundit.

Me mbi 697 raste të konfirmuara, India e zuri vendin e Rusisë për nga numri i rasteve të konfirmuara./21Media