Në 24 orët e kaluara në Indi janë regjistruar 11.929 raste rekord të COVID-19 që është numri më i madh në nivel ditor.
Në Indi deri më tani janë konfirmuar 320.922 raste të koronavirusit të ri prej të cilëve 9.195 të vdekur.
Nga epidemia më e goditur është shteti perëndimor indian Maharashtra ndërsa në kryeqytetin e Indisë, Nju-Delhi janë paraqitur të paktën 38.958 pacientë.
India është në pozitën e katërt për nga numri i të infektuarve në botë, pas SHBA-së, Brazilit dhe Rusisë.
Me koronavirusin e ri në botë janë infektuar 7.888.961, prej të cilëve 432.696 vdiqën, ndërsa 4.051.154 janë rikuperuar./MIA