Përkundër fushatës publike kundër martesave me marrëveshje, babai i një vajze indiane nuk ndalet që ta japë vajzën e tij.
Trembëdhjetëvjeçarja të cilën prindërit e kanë detyruar të martohet me zor ka shkruar një letër dridhëse mësuesit të saj të cilin e lutë ta ndalojë atë martesë.
Ajo nuk ka arritur ta bindë babin dhe nënën e saj që mos ta martojnë.
“Nuk dua të martohem. Jam betuar se nuk dua të martohem para se t’i mbush 18 vjet. Dua të shkoj në shkollë. Ju lutem ndaloni ata”, ka shkruar e dëshpëruar Duli Hembrom nga Jamshedpuri i Indisë.
Vajza në letër edhe qan raportojnë mediat e atjeshme. Është thënë se babai i saj nuk e ka ndërmend që të ndalet nga martesa e saj sepse kjo është praktikë e zakonshme në shoqërinë e tyre, sepse “është e vështirë për të gjetur një burrë të përshtatshëm për vajzat e rritura”.
India është e njohur për martesat e fëmijëve ndërkaq sipas të dhënave të OKB-së 18 përqind e vajzave martohen para se t’i bëjnë 15 vjet ndërkaq 47 nga to para se t’i bëjnë 18 vjet.
