Dy bisedime të reja janë publikuar në kanalin “Ripërtëritja e regjimit”. Bisedimet janë titulluar “Do t’i vras Janushevët” dhe “Listat e partive të DPMNE-së për Telekomin”.
Në bisedën e parë, dëgjohet zëri që ngjan me atë të Sekretarit të përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë në Njësinë e tretë zgjedhore Igor Janushev se si kërcënon se, siç thotë, do të vrasë dy persona, Daniellën dhe Ratkon.
Në bisedën e dytë, “Listat e partive të DPMNE-së për Telekomin” diskutohet për lista të partive në të cilat janë regjistruar punonjës nga Telekomi. Sipas bisedës, ata janë përzgjedhur sipas marrëveshjeve të lidhura dhe duhet t’i dërgohen Zharko Llukovskit, ish drejtor ekzekutiv i kompanisë.
Në kanalin “Ripërtëritja e regjimit” dje, për herë të parë, u publikuan regjistrimet e bisedave midis Sekretarit të përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së dhe bartësit të listës së kandidatëve për deputetë në Njësinë e tretë zgjedhore Igor Janushev dhe ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.
Nga viti 2015 deri në vitin 2017, Janushev ishte drejtor i NPQ “Shkup”, ndërsa para kësaj ai punonte në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve./MIA
