Incizim i ri nga komedianët rus, Zaev thotë se e ka ditur se nuk bisedon me Greta Thunberg

Must Read

Për herë të parë pas 15 viteve Mesi dhe Ronaldo nuk do të jenë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Pas debutimit të Barcelonës kundër Bajernit  në finalen e katërt të Ligës së kampionëve,  për herë të...

Arrestohet një person nga fshati Mojanc i cili në “Tik-Tok” ka publikuar pamje duke djegur zona publike

Një i mitur nga fshati Mojanc është arrestuar  i cili në Tik-Tok ka publikuar pamje duke djegur...

Paris: Ndalohet tubimi i më shumë se 10 personave, obligohet mbajtja e maskës

Në Paris është ndaluar  të mblidhen më shumë se 10 persona nëse nuk mund të respektohen masat...

Lideri i LSDM, Zoran Zaev, thotë se e ka ditur që bisedon me Gretën e rrejshme, dhe se andaj pjesën më të madhe të kohës i ka lënë komedianët që të flasin. Përpjekjen e komedianëve rus e cilësoi si sulm hibrid dhe tha se së bashku me kabinetin e tij kanë arritur të njohin se bëhet fjalë për paraqitje të rrejmë.

- Advertisement -

 “Gjatë bisedave, atë e njohëm dhe e lamë të flasin që të mund menjëherë të publikojmë dhe informojmë familjen e Greta Thunberg. E shihni që në bisedat unë qëndroj në qëndrimet tona shtetërore atëherë kur flas zytzarisht dhe publikisht. Por ajo që është e rëndësishme – kjo përpjekje nga komedianët e tillë u kap falë respektimit të protokolleve që i kemi vendosur pas rastit të tillë të parë që ndodhi në vendin tonë”, deklaroi Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Në incizimin, Greta e rrejshme i thotë Zaevit se ka folur me Xhorxh Sorosin për të, më pas bisedon edhe për emigrantët, marihuanën dhe kërkon mbylljen e njërit prej aeroporteve në vendin tonë. Greta e rrejshme bisedon edhe për liderët botërorë, Trump dhe Makron, duke i fyer dhe kritikuar.

- Advertisement -

Greta thunborg – Makroni është tmerrshëm. I ndryshoi qëndrimet e tija për ndryshimet klimatike. Herën e kaluar u soll keq, i tradhtoi vlerat perëndimore në dobi të përafrimit të Lindjes dhe shkon drejt interesave rus, nuk e di çfarë u ka premtuar.

- Advertisement -

Zoran Zaev – Atje ka ndodhur diçka, por shpresoj se do të jetë më i përgjegjshëm në të ardhmen për shkak se Franca, Gjermania, shtetet e tilla që janë liderë në botë, duhet ta udhëheqin botën. Me sjellje pozitive, e jo në aspekt të ndryshimit të vazhdueshëm të pozicioneve.

Nga VMRO-DPMNE thonë se kjo është turp për Maqedoninë, se Zaev i ka fyer liderët botërorë, ndërsa e pranon se e ka ndryshuar emrin.

 “Zaev arriti të tregojë pamjen e trishtuar në Republikën e Maqedonisë dhe sjelljen e tij ndaj shtetit dhe qytetarëve. Zaev vetëm në një të ashtuquajtur prank, arriti të thotë fyerje ndaj presidentit francez z. Makron, përkatësisht shtet mik i Republikës së Maqedonisë”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Në nëntor të vitit të kaluar nga Kabineti i Zaev-it si Kryeministër, u publikua se kanë zbuluar prezantim të rrejshëm telefonik me eko aktivisten, Greta Thunberg. Edhe përkundër dyshimeve, megjithatë është sjellë vendim që të realizohet biseda deri në fund. Komedianët Vlladimir Kuznetsov dhe Aleksej Stollirov, janë të njohur për prezantimin e tyre të rrejshëm dhe bisedave me persona të njohur, posaçërisht liderë politik. Verën e kaluar u publikua bisedë e Zaevit, me, kinse, ish-presidentin ukrainas Petro Poroshenko.

- Advertisement -

Latest News

Arrestohet një person nga fshati Mojanc i cili në “Tik-Tok” ka publikuar pamje duke djegur zona publike

Një i mitur nga fshati Mojanc është arrestuar  i cili në Tik-Tok ka publikuar pamje duke djegur zona publike.

Paris: Ndalohet tubimi i më shumë se 10 personave, obligohet mbajtja e maskës

Në Paris është ndaluar  të mblidhen më shumë se 10 persona nëse nuk mund të respektohen masat epidemiologjike, kumtoi policia parisiene.

Deri më 31 gusht vazhdohet kufizimi i përkohshëm i lidhjeve të Greqisë me Maqedoninë e Veriut

Vendimi ministror për kufizim të përkohshëm të lidhjeve të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Shqipërinë, nga 31 korriku i vitit...

Në një kamion gjenden 43 emigrantë

Dje (14.08.2020) rreth orës 12:00 në rrugën rajonale Sveti Nikollë – Kumanovë, nëpunësit policorë kanë dhënë shenjë sinjalizuese për të ndaluar një...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com