Lideri i LSDM, Zoran Zaev, thotë se e ka ditur që bisedon me Gretën e rrejshme, dhe se andaj pjesën më të madhe të kohës i ka lënë komedianët që të flasin. Përpjekjen e komedianëve rus e cilësoi si sulm hibrid dhe tha se së bashku me kabinetin e tij kanë arritur të njohin se bëhet fjalë për paraqitje të rrejmë.
“Gjatë bisedave, atë e njohëm dhe e lamë të flasin që të mund menjëherë të publikojmë dhe informojmë familjen e Greta Thunberg. E shihni që në bisedat unë qëndroj në qëndrimet tona shtetërore atëherë kur flas zytzarisht dhe publikisht. Por ajo që është e rëndësishme – kjo përpjekje nga komedianët e tillë u kap falë respektimit të protokolleve që i kemi vendosur pas rastit të tillë të parë që ndodhi në vendin tonë”, deklaroi Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Në incizimin, Greta e rrejshme i thotë Zaevit se ka folur me Xhorxh Sorosin për të, më pas bisedon edhe për emigrantët, marihuanën dhe kërkon mbylljen e njërit prej aeroporteve në vendin tonë. Greta e rrejshme bisedon edhe për liderët botërorë, Trump dhe Makron, duke i fyer dhe kritikuar.
Greta thunborg – Makroni është tmerrshëm. I ndryshoi qëndrimet e tija për ndryshimet klimatike. Herën e kaluar u soll keq, i tradhtoi vlerat perëndimore në dobi të përafrimit të Lindjes dhe shkon drejt interesave rus, nuk e di çfarë u ka premtuar.
Zoran Zaev – Atje ka ndodhur diçka, por shpresoj se do të jetë më i përgjegjshëm në të ardhmen për shkak se Franca, Gjermania, shtetet e tilla që janë liderë në botë, duhet ta udhëheqin botën. Me sjellje pozitive, e jo në aspekt të ndryshimit të vazhdueshëm të pozicioneve.
Nga VMRO-DPMNE thonë se kjo është turp për Maqedoninë, se Zaev i ka fyer liderët botërorë, ndërsa e pranon se e ka ndryshuar emrin.
“Zaev arriti të tregojë pamjen e trishtuar në Republikën e Maqedonisë dhe sjelljen e tij ndaj shtetit dhe qytetarëve. Zaev vetëm në një të ashtuquajtur prank, arriti të thotë fyerje ndaj presidentit francez z. Makron, përkatësisht shtet mik i Republikës së Maqedonisë”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
Në nëntor të vitit të kaluar nga Kabineti i Zaev-it si Kryeministër, u publikua se kanë zbuluar prezantim të rrejshëm telefonik me eko aktivisten, Greta Thunberg. Edhe përkundër dyshimeve, megjithatë është sjellë vendim që të realizohet biseda deri në fund. Komedianët Vlladimir Kuznetsov dhe Aleksej Stollirov, janë të njohur për prezantimin e tyre të rrejshëm dhe bisedave me persona të njohur, posaçërisht liderë politik. Verën e kaluar u publikua bisedë e Zaevit, me, kinse, ish-presidentin ukrainas Petro Poroshenko.
