“Incidenti në Kosovë, nuk ka ndikim në Maqedoni”/Petrovska: Po ndjekim nga afër situatën në veri të Kosovës

TË FUNDIT

Maqedonia është e sigurt, ngjarjet në veri të Kosovës nuk rrezikojnë sigurinë e vendit, tha sot ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. Shtoi se situatën në veri të Kosovës po e ndjekin nga afër, jo vetëm si fqinj, por edhe si vend anëtarë I NATO-s, megjithatë theksoi se nuk është çështja vetëm nëse ne jemi të sigurt, por duhet të gjithë të kontribuojmë që të ketë  paqe dhe stabilitet në gjithë rajonin. Petrovska dënoi sulmin mbi policinë e Kosovës, ndërsa shtoi se është prioritet që Prishtina dhe Beogradi t’i rikthehen dialogut.

“Siç thashë edhe më parë situatën në Kosovë e ndjekim nga afër dhe po nuk është aspak e thjeshtë për cilindo nga ne kur shohim se në rajon ka çfarëdolloj incidenti e sidomos kur është sulmuar policia e një shteti të caktuar. Megjithatë incidenti në fjalë ose ajo çfarë po ndodhë atje nuk ka ndikim dhe me ato informacione që kemi deri tash dhe që i ndërrojmë nuk ndikojnë ose nuk rrezikojnë sigurinë e shtetit tonë dhe këtë e garanton edhe fakti që ne jemi vend anëtarë i NATO-s”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Edhe homologu i saj nga Norvegjia, ministri i Mbrojtjes Arild Gram dënoi ashpër sulmin e djeshëm në Kosovë duke shtuar se sulme të tilla janë të papranueshme. Bëri thirrje që palët të kthejnë dialogun me qëllim që të parandalohet eskalimi i mëtutjeshëm të situatës.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Norvegjia e dënon sulmi mbi policinë e Kosovës që ndodhi mbrëmë në veri të Kosovës. 13.06- 37 “Nuk e di nëse është  e mundur që të krahashohen ose nëse është produktive që të krahasohen konflikte të ndryshme me atë se çka po ndodh në Ukrainë dhe ky këtu në Kosovë. Secila situatë e ka dinamikën e saj dhe duhet të reagojmë në mënyre adekuate. Sa i përket situatës në Kosovë mendoj se të dy palët duhet të përmbushin rolin e tyre dhe ta kthejnë dialogun përsëri”, deklaroi Arild Gram, ministër i mbrojtes i Norvegjisë.

Nga sulmi i djeshëm në vëri të Kosovës mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe një policë tjetër i plagosur.