Incident Spitalin e Prilepit! Sherr mes dy grupeve, të shtëna me armë, policia arreston 13 persona

TË FUNDIT

Pasditen e sotme, policia e armatosur me pushkë automatike dhe jelekë mbrojtës u detyrua të ndërhyjë në oborrin e Spitalit të Prilepit “Borka Taleski”, përcjell TV21. Në rrjetet sociale u publikua një video ku duken policët e armatosur teksa shpërndahen në oborrin e Spitalit, ndërsa dëgjoheshin edhe të shtëna.

Nga MPB konfirmuan incidentin, duke sqaruar se ka ndodhur një përleshje mes disa personave që kanë përdorur shkopinj druri dhe mjete të forta. Kur ka mbërritur Policia, të përfshirët kanë refuzuar të ndalin sherrin, pas çka njëri prej tyre ka qëlluar disa herë në ajër me armën e shërbimit.

Në Stacionin Policor të Prilepit janë shoqëruar 13 persona, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.